Bilanci COVID/ Ulet ndjeshëm numri i viktimat dhe i infektimet në vend

Janë ulur ndjeshëm rastet me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1664 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me virus 195 qytetarë, kurse dje ishin 418 të infektuar. Betejë me COVID e kanë humbur 3 qytetarë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe“, raporton ministria.

Rastet pozitive me COVID19, janë në këto bashki: 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë me COVID19. Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″.

Statistika (29 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 183
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1664

Testime totale 1,392,736
Raste pozitive 199,750
Raste të shëruara 189,227
Raste Aktive 7,431
Humbje jete 3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3822
Fier 713
Gjirokastër 540
Shkodër 481
Berat 435
Durrës 400
Elbasan 336
Vlorë 235
Korçë 198
Lezhë 153
Dibër 66
Kukës 52

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *