Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, MSH ka bërë me dije se nga 445 teste të kryera vetëm 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Ndërsa gjatë 24-orëve të fundit fatmirësisht nuk raportohet për asnjë humbje jete.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:
9 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,349 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445
Testime totale 2,005,710
Raste pozitive 332,132
Raste të shëruara 328,349
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 144
Gjirokastër 13
Vlorë 9
Fier 6
Elbasan 6
Shkodër 4
Berat 3
Durrës 3
Korçë 2
Lezhë 1