Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona nga koronavirusi.
Ata janë 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.
Po ashtu, nga 4081 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë, një shifër në ulje në krahasim me ditët e shkuara. Por nga 451 të infektuar, 227 raste janë shënuar vetëm në Tiranë, ndërsa totali i të infektuarve aktivë në të gjithë vendin është 12,700 pacientë aktivë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se nga 4081 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë, ku 227 raste janë shënuar në Tiranë. Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra. Aktualisht në gjithë vendin janë 12,700 pacientë aktivë me covid, ndërsa në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq, janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë. Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.
Statistika (20 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081
Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217
/Priza.al/