Bilanci i Covid-19/ Sa viktima dhe të infektuar janë regjistruar në 24 orë në Shqipëri

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 në Shqipëri. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 2,209 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 475 qytetarë.

Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.

Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv; 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          475
Të shëruar në 24 orë       436
Të shtruar në spitale       186
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2,209

Testime totale              1,349,680
Raste pozitive                193,075
Raste të shëruara          181,649
Raste Aktive                     8,436
Humbje jete                      2,990

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4379
Fier                895
Gjirokastër      486
Durrës             471
Shkodër         452
Vlorë                418
Berat               394
Elbasan            356
Korçë              255
Lezhë              180
Dibër                76
Kukës              74

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *