Bilanci/ Përgjaken rrugët e vendit, 3 të vdekur 7 të plagosur vetëm në një ditë

Aksidenti 1
Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit.Një automjet,tip Ëolsvagen Toureg,me targa AA 090 OL,duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatërruar rrugën dhe është përplasur ne betonin e Rotondos,duke i shukur brenda rreth-rrotullimit.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku për shkak të plagëve dhe thyerjeve të marra ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Priza.al sjell për ju në një rend kronologjik, aksidentet automobilistike që kanë ndodhur vetëm në një ditë.
Në një hark kohor jo më shumë se 20 orë, kanë ndodhur disa aksidente automobilistike.
Si pasojë tre persona kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Thuajse ccdo ditë rrugët e vendit marrin jetë njerëzish, a janë marrë masa për mobilizimin e akseve më problematike?
Aksidenti 2
Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti 3
“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç”. njofton policia.
Aksidenti 4
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në rrugën nacionale Himarë-Sarandë.
Viktima i identifikuar si A.B, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti 5
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një automjet e ka përplasur teksa po udhëtonte me biçikletë në autostradën Mamurras-Milot, pranë fshatit Gjorem.I riu i identifikuar si Dod Sherri është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtuesi i automjeti N.Gj është shoqëruar nga policia e Kurbinit, ndërsa ekpertët kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Aksidenti 6
Me herët në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen, një automjet tip “Audi” luksoz, me të cilin po udhëtonin tre persona ka humbur kontrolli, e për pasojë është përplasur me muret rrethuese të një banese. Si rrjedhojë dy persona janë plagosur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *