Numri i të vrarëve në Turqi dhe Siri është rritur sonte në të paktën 12.049. Helmetat e Bardha njoftuan se të paktën 1730 njerëz janë vrarë në zonën e kontrolluar nga opozita në veriperëndim të Sirisë. Ministri i shëndetësisë i Sirisë tha se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se numri në vendin e tij është rritur në 9,057 në momentet e fundit. Ndërkohë, që numri i viktimave pritet që të rritet ndërsa kërkimet nga ekipet e kërkim shpëtimit turke dhe nga bota vijojnë pa ndërprerë në zonat e prekura nga tërmeti.
Më herët, Erdogan duke iu përgjigjur kritikave të banorëve për vonesat e mjeteve të urgjencës dhe për keqmenaxhimin e emergjencës, të shkaktuar nga tërmeti që goditi të hënën pjesën jugore të Turqisë, tha se”nuk është e mundur që të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”