Ukraina ka bërë bilancet e fundit mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që prej fillimit të luftës. Ukrainasit pretendojnë se janë vrarë 19 mijë trupa ruse si dhe 1891 automjete janë shkatërruar. Po ashtu, janë zhdukur 135 helikopterë, 700 plane dhe 150 aeroplanë.
Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur. Kjo erdhi ndërsa NATO vlerësoi se deri në 15 mijë trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt.
Shifra e fundit vjen pasi zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, pranoi dje një humbje “të konsiderueshme” të trupave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke thënë se vdekjet e tyre ishin një “tragjedi”.