Pavarësisht masës së sigurisë “arrest shtëpie” më 30 dhjetor, zbatimi i së cilës kërkon automatikisht ndalimin e komunikimit me persona të tjerë veç familjes, prestigjozja gjermane BILD ka arritur të flasë me ish-kryeministrin Sali Berisha pas dhënies së vendimit nga GJKKO në Tiranë.
Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga epoka e komunizmit pas 1991 thotë për BILD:
“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze”.
Berisha gjithashtu e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së – me informacione të rreme dhe ryshfet. Rama e mohon këtë prej muajsh.
Rasti është objekt i një skandali korrupsioni në SHBA: ish-shefi i FBI-së Charles McGonigal, që thuhet se ka marrë para dhe një licencë nafte nga Tirana.