Bilisht/ Punonjëset e fasonerisë dalin në protestë,u përgjysmuan pagat

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme. Shkak i kësaj proteste ka qenë përgjysmimi i pagave mujore. Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, teksa ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye. Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonerive të tjera, se gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *