Avokati Esmerald Xhafa ka ngritur një padi ndaj binjëkëve Donald dhe Romeo Veshaj si edhe ndaj këngëtarit Elgit Doda, pas realizimit të videoklipit të fundit në muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.
Avokati prentendon se gjatë xhirimeve të videoklipit janë dëmtuar afresket e ekspozuara në Muzë nga blici dhe drita.
Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se prokuroria duhet të marrë kamerat brenda muzeut për të vlerësuar dëmtimet e shkaktuara nga veprimet e këngëtarëve brenda institucionit.
Avokati Xhafa tha se “në muze është e ndaluar të fotografosh, jo më të bëhen ato lloj skenash ku dihet çfarë teknologjie është përdorur”.
Esmerald Xhafa: “Një klip është realizuar në ambientet e Muzeut të Artit Kombëtar pavarësisht se pjesëmarrësve se cilët janë. Kur shkon në një muze është e ndaluar të fotografosh, jo më të bësh ato lloj skenash ku dihet se çfarë teknologjie përdoret për t’i realizuar. Normalisht drita dhe blici dëmtojnë afresket që janë të ekspozuara në Muzeun e Artit MNesjetar të Korçës. Kam kallëzuar Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, si dhe Drejtorin e Muzeut lokal të Diplomimit sepse një pjesë e filmimeve ishin aty.
Prokuroria të marrë kamerat brenda muzeut dhe të shohë veprimet që janë bërë gjatë realizimet të klipeve, të përcaktojnë ekspertët për të vlerësuar dëmin e shkaktuar të veprave të artit. E kam marrë si qytetar i Korçës, secili që ka dijeni është i detyruar sipas ligjit ta denoncojë. Unë i përkas besimit fetar jo të krishtere, por sa i përket veprave të artit dhe fetare duhet të jemi të përgjegjshëm për ti ruajtur dhe për tu kujdesur për to. Përgjegjësia është fillimisht morale pastaj ligjore”.
Drejtoresha e Muzeut, Fjoralba Prifti u shpreh tre këngëtarëve iu është dhënë leja për të realizuar klipin, por gjatë xhirimeve nuk është dëmtuar asnjë objekt.
Ajo u shpreh se Muzeu është institucion shtetëror laik dhe jo fetar, ndaj njerëzit “jo vetëm mund ta vizitojnë por edhe ta shohin në një këndvështrim tjetër”.
Pyetjes nëse i duket e moralshme dhe nëse kishte dijeni që videoklip ka edhe femra të zhveshura, ajo u përgjigj se “brenda muzeut u siguruam të mos kishte asnjë skenë që nuk i përshtateshin institucionit”.
Fjoralba Prifti: “Është miratuar që ky grup të bëjë disa filmime në ambientet e muzeut, gjithmonë duke plotësuar parametrat dhe kushtet e vendosura nga institucioni që është shtetëror laik. Dikur objektet kanë qenë religjioze por në momentin që ato ekspozohen në muze, ai është i hapur për të gjithë, tani janë objekte artistike dhe jo më fetare.
Muzeu është institucion shtetëror laik, dhe nuk ka të njëjtat rregulla si një institucion fetar. Kjo është. Pasi u shqyrtua kërkesa e grupit dhe u lejua, sigurisht që u pyetën dhe u morën masat, brenda kushteve që lejonte Muzeu përcakton u lejua që të zhvillohen xhirimet, nuk kanë përdorur as blic dhe asgjë që mund t’i dëmtojë objektet. Kanë qenë gjithmonë nën vëzhgimin e punonjësve dhe s’kanë dëmtuar asnjë gjë.
Pyetja: Avokati thotë që është e pamoralshme që një grup këngëtarësh kanë kthyer Muzeut e artit mesjetar, i cili ka vlera të mëdha kulturore në një pasarelë mode?
A keni një reagim për këtë? Ju duket e moralshme dhe a e dinit që brenda filmimit do kishte edhe vajza të zhveshura, edhe pse jo jashtë muzeut?
Brenda muzeut u siguruam të mos kishte asnjë skenë që nuk i përshtateshin institucionit. Institucioni shtetëror është i hapur për ata që duan ta vizitojnë dhe ta shohin në një këndvështrim tjetër.”