Pas bisedës telefonike mes presidentit të Finlandës, Sauli Niinisto dhe atij rus, Vladimir Putin, qeveria ruse ka reaguar duke bërë një përmbledhje të bisedës.
Sipas njoftimit Putin i është shprehur Niinisto-s se heqja dorë nga neutraliteti do të ishte gabim.
Udhëheqësi rus raportohet gjithashtu të ketë thënë Niinisto se nuk ka kërcënime të sigurisë ndaj Finlandës dhe se një ndryshim në politikën e jashtme të Finlandës do të ishte negativ për marrëdhëniet dypalëshe.