Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për mediat në Ohër, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjatë fjalës së tij, Borrell u shpreh se Kosova dhe Serbia u dakordësuan që të të implementojnë aneksin e zbatimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Ne të gjithë kemi pasur një ditë të gjatë, dua të shpreh mirënjohjen e sinqertë miqve tanë në Maqedoninë e Veriut. Ju e dini se objektivi sot ishte që Kosova dhe Serbia të dakordësonin sesi të implementonin marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel. Marrëveshja u arrit në fund të shkurtit, por çështja ishte sesi do të implementohej. Kemi 12 orë që diskutuam dhe jam i lumtur që pas 12 orësh, kemi një marrëveshje sesi ta bëjmë. Deklaroj se Kosova dhe Serbia kanë pranuar të implementojnë aneksin e zbatimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Si pjesë e këtij aneksi, palët kanë pranuar që të implementojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.
Neni 7 I marrëveshjes për të lancuar menjëherë negociatat me dialogun e ndërmjetësuar me BE për të siguruar në mënyrë të drejtë për asociacionin e komunave, si edhe deklaratat për personat e humbur, si cështje emergjente. Kemi propozuar një aneks të detajuar, palët, nuk arritën një dakordësi në këtë detaj. Mungesa e fleksibilitetit të Kosovës ndërsa Serbia ka dekluar mos nënshkruajë. Për të shmangur këto situata kemi krijuar një sërë propozimesh për nënshkrimin. Pavarësisht faktit se një tekst më ambicioz ishte propozuar në fillim, aneksi dhe marrëveshja do të jetë një pjesë integrale. Do ta lancoj menjëherë punën për të përfshirë punët e integrimit të Serbisë dhe axhendën e Kosovës në grupin e normalizmit. Palët do jenë pjesë e rrugës drejt BE. Ne do kërkojmë fort që të plotësojnë detyrimet e tyre nëse duan të jenë pjesë e BE, nëse nuk e bëjne do të kenë pasoja. Palët do arrijnë benefite të mëdha nga kjo marrëveshje”, theksoi ai.
Sakaq, edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.