Emisioni “Për’puthen” vijon të shkaktojë shumë lajme. Duket se pamjet gjatë xhirimeve priten në disa sekuenca para se të jepen në televizion, duke fshehur kështu disa deklarata tronditëse.
Pak ditë më parë në emisionin “Për’puthen” ndodhi një situatë e pazakontë, pasi për herë të parë janë përballur Arjan Konomi dhe Sindi.
Kjo e fundit fajësoi Konomin, se ishte bërë shkak që asaj nuk i kishin shkuar mirë takimet me djemtë dhe se tani nuk është e përputhur me asnjërin prej tyre. Opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj, ka treguar nëpërmjet një story në llogarinë e tij në Instagram, çfarë ka ndodhur në të vërtetë në përballjen e tyre. Ai ka treguar se në prapaskenë, Arjani e ka quajtur Sindin rrugaçe, duke i gjykuar gjithashtu edhe familjen e saj. Por këto pjesë nuk janë transmetuar për publikun.