Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë prerë shiritin e 522 apartamenteve të ndërtuara nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.
Në fund të fjalës së tij Erdogan ka ftuar Ramën, delegacionin e tij dhe atë shqiptar, që të bashkohen në përurimin e ndërtesave të reja, të cilat u dorëzohen banorëve sot.
“Të gjithë të marrin gërshërët dhe të presin shiritin. Me të prerë shiritin, gërshërët nuk do të dorëzohen. Le të themi “bismilah”, tha Erdogan në momentin e prerjes së shiritit.
Kujtojmë se bashkia e Kurbinit i ka akorduar titullin ‘Qytetar Nderi’ presidentit Erdogan. Kryebashkiakja Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ‘ditët më të vështira’.
Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit’. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, tha ajo.
/Priza.al/