Bitcoin kap rekordin e ri, teksa bota përgatitet për shkëmbimin e kripto-monedhave

Bitcoin ka arritur sërish rritje. Monedha dixhitale u rrit me 5 përqind në 63,753 $, duke mposhtur kështu dhe rritjen kulminante në muajin mars. Ajo është rritur nëntëfish në krahasim me një vit më parë. Coinbase është kthyer në kompaninë më të madhe kripto-valutore e cila teston ‘oreksin’ e investitorëve. Ajo pritet që të renditet në Nasdaq në SHBA duke pasur një vlerë prej 772 milion paundësh. Rritja e vlerës së Coinbase erdhi pasi Tesla e përdori atë për blerjen e saj të fundit të bitcoin-ëve me vlerë 1 miliardë paund. Ipek Ozkardeskaya, analist në Swissquote, tha: Debutimi i Coinbase do të shënojë nyjën e parë zyrtare të lidhjes midis rrugës financiare tradicionale dhe rrugës alternative të kriptos.

Kompani të shumta kanë nisur të investojnë në bitcoin. Goldman Sachs dhe Morgan Stanley janë afër ofrimit të aseteve dixhitale për klientët e tyre. Të gjendur në këtë situatë, rregullatorët globalë në të gjithë botën po shtojnë kontrollin e tyre. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey beson se bitcoin është i ngjashëm me lojërat e fatit dhe se ka të njëjtin nivel rreziku.

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *