“Bizneset po falimentojnë” Shoqatat dhe grupet e interesit letër Sejkos dhe Ibrahimajt

Grupe interesi dhe shoqata të sektorëve të ndryshëm janë bërë bashkë për t’i kërkuar Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkos dhe Ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj që të marrin masa për rënien e euros. Sipas letrës, kjo rënie po çon shumë biznese drejt falimentimit dhe po rrezikohet kthimi i ekonomisë së viteve ’90.

Letra u dërgua nga Shoqata Proeskport, Shoqata e prodhuesve shqiptarë, Shoqata e bimëve mjekësore dhe aromatike, Bashkimi i industrialistëve në Shqipëri, Albanian Food Industry, Agrobiznesi shqiptar, Shoqata Shqiptare e turizmit.

“Fenomeni nuk mund të lihet në ‘rënie të lirë’ me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu. Nëse vërtetë mendohet se ‘duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të fortë’, atëherë po rrezikohet kthimi mbrapa në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e ‘terapisë shock’!

Asnjë ulje të çmimeve të produkteve të importit nuk kanë përfituar konsumatorët shqiptarë. Nga zhvlerësimi i monedhës kanë përfituar vetëm individë importues të veçantë dhe ekskluzivë. Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit. Pasojat negative për tregun vendas do të jenë afatgjata dhe do të jetë e pamundur të kompensohen me disa efekte pozitive të përkohshme”, shkruhet në letër.

Kërkesat që kanë për Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Ekonomisë janë:

-Analizë e detajuar mbi situatën dhe impaktin që sjell fenomeni në ekonomi

-Hetim dhe transparencë për faktorët natyralë dhe jo natyralë që ndikojnë

-Komunikim i plotë dhe i gjerë nga Banka e Shqipërisë me publikun dhe grupet e interesit

-Vendimmarrje nga organet që mund të normalizojnë situatën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *