Gjatë një ndeshje futbolli është shënuar një incident i sikletshëm. Një nga tifozët nuk e ka menduar dy herë, por është shfaqur në fushë nudo. Pamjet janë bërë virale, ndërsa tifozi del lakuriq duke shokuar lojtarët. Gjatë ndeshjes mes Granadës dhe Mançester Junajtidit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi tifozi Olmo Garsia, i cili u fut nudo në fushën e lojës. Teksa për publikun e gjerë ky është një personazh i panjohur, për qytetarët e Spanjës nuk është kështu.
37-vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve, prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. Në një intervistë që ai ka dhënë më herët, ka treguar edhe arsyen se pse qëndron nudo. Sipas tij, në këtë formë gjen qetësinë, duke jetuar pa strese dhe depresion.
“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë”.