Biznesmeni Dritan Llanaj përdor 2 femra për t’u futur drogë e tritol rivalëve në makina, më pas sinjalizonte policinë me anë të shoferit Lorenc Hoxha, si u zbulua dy herë. Pse nuk arrestohen?

Prapaskena ka parë dhe disponon një dosje të pazakontë mbi aktivitetin kriminal të biznesmenit të ndërtimit Dritan Llanaj, i skeduar për falsifikim dokumentesh, ndërtim të paligjshëm, mashtrim me pasoja të rënda etj.

Nga një hetim i Prokurorisë së Tiranës ngrihen dyshime të forta se Dritan Llanaj përdor dy femra, duke u futur tritol dhe drogë fshehurazi rivalëve në makina dhe banesa, ku më pas sinjalizon policinë për të ushtruar kontroll, me qëllim për t’i futur në burg.

Dritan Llanaj kishte konflikte me vëllezërit Hametaj në Yzberisht, të cilëve u ka zaptuar tokën për pallat duke shkelur kontratën, si dhe me Desard Zonjën.

Në vitin 2017, Ardi Hametaj kishte dalë me makinë nga shtëpie e tij në Yzberisht bashkë me djalin 9-vjeç. Pas 300 metrave, i dalin para dy vajza, të cilat ia kanë bërë me dorë dhe i kanë kërkuar ndihmë.

Dy vajzat i kanë kërkuar që t’i çonte deri tek Casa Italia, pasi aty i kishte lënë autoshkolla, se ishin nga Shkodra dhe nuk e dinin vendin.

Ardi i ka çuar deri në vendin ku ato kërkonin. Dy vajzat ishin ulur në ndenjësen e pasme të mjetit. Më pas është nisur drejt Yzberisht, për tek trualli ku ndërtonte pallatin Dritan Lamaj.

Tek semafori e ka ndaluar një parullë policie për kontroll. Punonjësi i policisë L. L., ka rrëfyer në prokurori se një shoku i tij i quajtur Lorenc Festim Hoxha i ka dërguar një mesash, ku i tregonte se në mjetin e Ardi Lamajt kishte tritol. Mesazhi është dërguar pasi dy vajzat kanë zbritur nga makina.

(Kujtojmë që Lorenc Festim Hoxha është shoferi i Dritan Lamajt. Duket qartë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal).

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dy kallëpe tritol, nën ndenjësen e pasme, të mbështjellë me letër natriban. Ardi Hametaj është befasuar.

Ai ka treguar se ka konflikt të vazhdueshëm me Dritan Lamajn dhe se dyshonte se tritoli ishte futur nga dy vajzat, për të futur në burg.

Ardi Hametaj qëndroi disa ditë një qeli, derisa prokuroria dhe policia, u kujtuan se një tjetri rivali të Dritan Lamajt, i kishte ndodhur e njëjta gjë para një viti.

Bëhet fjalë për Desard Zonjën, i cili duke ecur me makinë, i kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat i kanë kërkuar që t’i çonte në një vend, pasi ishin nga Shkodra dhe nuk e dinin vendin.

Pasi dy femrat kanë zbritur, policia është sinjalizuar se në mjetin e Zonjës kishte drogë. Policia ka bërë kontroll duke gjetur lëndë narkotike. Edhe Zonja, ashtu si Hametaj ka mbetur i shokuar.

Prokuroria ka mbyllur të dyja çështjet, si të Zonjës, ashtu edhe të Hametajt, pasi ka krijuar bindjen se droga dhe tritoli është futur qëllimisht nga kundërshtari i tyre.

Por, çuditërisht, prokuroria nuk është thelluar me hetimet për të zbuluar me prova orkestruesin e këtyre ngjarjeve kriminale, edhe pse dyshimet janë të forta për Dritan Llanajn.

Pse policia dhe prokuroria nuk marrin në pyetje Lorenc Festim Hoxhën që i ka dërguar mesazhin policisë për tritolin?

Kush e ka sinjalizuar atë dhe çfarë lidhje ka me Dritan Llanajn?

A është përdorur policia për të mbrojtur Dritan Llanajn dhe mbuluar veprimtarinë e tij të dyshuar kriminale kundër personave, me të cilët ka konflikte?

Pse nuk arrestohen Lamaj, shoferi i tij Lorenc Hoxha dhe dy vajzat? 

Prapaskena mëson se Dritan Llanaj ka një dosje tjetër në Prokurorinë e Tiranës për ndërtim pa leje, pushtim prone, mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim etj., dosje për të cilën do të flasim në vijim, bashkë me përpjekjet për të blerë njerëzit e drejtësisë.

 

Burimi: Prapaskena

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *