Imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt, por në fakt ishte një prej anëtareve të grupit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.
Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin.
Imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt, por në fakt ishte një prej anëtareve të grupit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.
Harriet Bridgeman u shfaq në Gjykatën e Londrës, ku u njoh me vendimin për t’u ekstraduar në Shqipëri si e akuzuar për vrasjen e Nikulajt.
Brigman u shfaq jashtë Gjykatës së Londrës me një bluzë ngjyrë rozë, duke pirë një cigare dhe duke folur në telefon. Teksa gjykatësi Daniel Sternberg, lexonte vendimin Harriet Bridgeman ka shpërthyer në lot. Bridgeman, nënë e një djali, do të vijojë të jetë e lirë në Londër me kusht, derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Apeli për ekstradimin e saj drejt vendit tonë.
Ajo bashkë me britanikët e tjerë kanë qëndruar në hotelin e Nikulajt. Grupi i vrasësve hëngrën drekë falas në lokalin e biznesmenit, biseduan me gruan e tij dhe me djalin. Gjatë gjithë kësaj kohe ata monitoruan lëvizjet e Nikulajt, derisa një prej tyre tha sinjalin për ta ekzekutuar më 19 prill 2023. Ruben Saraiva dyshohet se është ekzekutori i cili më pas u fut në restorantin e hotelit dhe qëlloi Nikulajn gjashtë herë.
Një ditë para vrasjes, Bridgeman ka qenë duke drekuar pranë tavolinës së Nikulajt. Ka tentuar që të paguajë me kartë krediti, por karta nuk ka funksionuar dhe Nikulaj nuk ua ka marrë paratë duke ua dhënë ushqimin falas, sipas deklarimeve që bashkëshortja e tij ka dhënë për Daily Mail. Bridgeman dhe të tjerët janë afruar dhe kanë falënderuar Ardian Nikulajn. Madje ky i fundi i ka ndihmuar edhe për t’iu gjetur një makinë me qira.
Gjykata britanike vendosi sot që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Pritet ekstradimi i porositësit Edmond Haxhia, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.
Për Steven Hant për momentin nuk është marrë një vendim, pasi është diagnostikuar me kancer. Ndërkohë, portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023.
Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.