Bjellorusia nuk pranon ambasadoren e re të SHBA-ve, kufizon stafin në 5 persona

Bjellorusia  së fundmi u është përgjigjur me veprim të ashpër Shteteve të Bashkuara rreth sanksioneve të fundit që iu vendosën Minskut.

Shteti i akuzuar për autoritarizëm, shtypje të protestave e shkelje të të drejtave të njeriut u tha Shteteve të Bashkuara që nga 1 shtatori, stafi i ambasadës së saj në Minsk të përbëhet vetëm nga pesë anëtarë të stafit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Bjellorusia e tërhoqi pëlqimin për emërimin e zonjës Julie Fisher si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Minks. Ndërkaq dy ditë më parë, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi për sanksione të reja kundër zyrtarëve qeveritarë të Bjellorusisë dhe aleatëve të pasur të presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko.

Në listën e sanksioneve janë 23 individë dhe 21 entitete të lidhura me shtypjen e dhunshme të protestave dhe aterrimin e detyrueshëm të një aeroplani ku ndodhej një aktivist opozitar.

/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *