BKH zbarkon në portin e Durrësit/ Dyshohet për sasi droge të ardhura nga Amerika Latine

Kokaina e kapur dy ditë më parë në Portin e Durrësit në kontejnerin me banane të kompanisë “BanaKing” ka vënë në lëvizje autoritetet e drejtësisë shqiptare. Ditën e sotme në Portin e Durrësi ka “zbarkuar” Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi ka dyshime se një sasi e madhe droge dyshohet se mund të jetë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine.

Prej datës 3 nëntor vijon ende kontrolli i imtësishëm i të gjithë kontejnerëve me banane që mbërritën më 28 tetor në portin e Durrësit. Bëhet me dije se kontejnerët me banane u nisën në portin “Puerto Bolivar” në Ekuador, kur prej afro një muaj udhëtim dhe ndalesa në 28 tetor mbërritën në portin e Durrësit.

Burime për mediat mësojnë se po punohet intensivisht nga organet ligj zbatuese për të zbuluar gjithçka të paligjshme që tentohet të futet në territorin e vendit. Hetimi përfshin përgjime të punonjësve të portit, dy prej të cilëve të arrestuar pasi nuk konstatuan në skaner lëndë narkotike dhe u desh qeni i antidrogës për ta zbuluar.

Sakaq, Prokuroria po heton të gjithë stafin e portit të Durrësit, pasi mënyra se si u zbuluan 33.5 kg kokainë ishte dyshuese pasi nuk u konstatua nga punonjësit e skanerit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *