Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair u shpreh sot nga Prishtina se në Kosovë janë duke ndodhur shumë gjëra pozitive, të cilat sipas tij janë mësim për tërë botën.
“Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe tani jam i bindur që duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj.
Këtu po ndodhin shuë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, dhe pres me padurim që ta pres ditën kur Kosova zë vendin e duhur në familjen e kombeve.
Dua edhe njëherë të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kanë ndierë atë kohë, e ndjejnë tani dhe do ta ndjejnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Blair.