Ministri i Mbrojtjes Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e Policisë së Shtetit për zbardhjen e grabitjes të një filiali të një banke dhe zbulimit të një ambienti të kanabisit, ku në pranga shkuan 9 persona.
Reagimi i plotë:
Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llambave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt. Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.