Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, gazetari i njohur Bledi Mane foli shpesh për 3 eksperiencat e tij me burgun. Ai tregoi se ka qenë tre herë i arrestuar, por më shumë se një faj, e rrëfeu historinë e tij me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.
Edhe Qetsori, një nga konkurrentët më të rinj të “Big Brother Vip” ka patur një histori me qelitë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e pranon historinë e tij të arrestimit. “Nuk jam çun burgu unë!”, është shprehur ai.
Por për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai ka treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.
“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja te biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, shkruan Bledi Mane.
Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia për vjedhje dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Ai u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.