Ditën e sotme, gazetari Bledi Mane, njëkohësisht edhe ish-banor i Big Brother Vip 2, ka folur në lidhje me banorët se si i ka parë nga afër. Ai u shpreh se banorët që e meritojnë vërtet finale janë padiskutim Olta dhe Luizi, ndërsa dy tjerët që mund të shkojnë “zvarrë-zvarrë” janë Kristi dhe Deamishel.
“Qetsori në BB është si të më fusësh edhe njëherë mua në klasë të parë, ashtu më duket mua. Kiara është një vajzë shumë e mirë, por aty nuk ishte për lojë, ishte vetëm për famën. Ajo nuk ishte vetëvetja.Në lidhje me marrëdhënien me Luizin, nuk i shoh bashkë, janë dy karaktere komplet të kundërta.
Kristi nuk do njeri o njerëz, do pasqyrën dhe babain e vetë. Dea është një “vrasëse” në sensin e lojës, të vret me fjalë, është e kalkuluar dhe po “zvarrë-zvarrë” e shoh edhe në finale.
Aty brenda nuk ka dashuri, ka vetëm hipokrizi. Shkencërisht ne nuk mund të rrimë të imponuar, 2-3 ditë mund të shtiren, pastaj janë vetëvetja. Ata që po shihni aty brenda, ata janë edhe jashtë, lërë ç’thonë i bëjmë për lojë”, tha Bledi Mane.