Gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë në Petrelë larg diskutimeve dhe debateve politike .
Një moment nga dita e tij ai ka zgjedhur ta postojnë në ‘Instagram’ ku në video ai shihet me një filxhan kafeje në dorë duke ‘lexuar’ fatin.
Pasi ka pirë kafen turke, Fevziu ka vendosur që të marrë një tjetër rol, atë të ‘fallxhorit’, duke lexuar fatin në llumin e kafesë.
“Ta lëmë filxhanin të thahet njëherë. A shohin njerëzit filxhan?! Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit, ndërsa videon e etiketon me mbishkrimin; “Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…”.
Pak ditë më parë ‘Priza.al’ zhvilloi një ‘vox pop’ në rrugët e Tiranës ku ka pyetur qytetarët nëse i pëlqen të shohin fatin duke lexuar filxhanin. Duket sikur Fevziu është ndër qytetarët i Tiranës që e kanë me dëshirë leximin e filxhanit.
View this post on Instagram
Lexo lajmin e plotë:
Video/ A besojnë shqiptarët në parashikimin e fatit nëpërmjet filxhanit? Ja si përgjigjen qytetarët
/Priza.al/