Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është infektuar me COVID-19.
Sipas raportimeve, këngëtarja është infektuar me variantin Omicron, e bashkë me të, pozitiv ka rezultuar edhe Robert Aliaj, partneri në panelin e opinionistëve në spektaklin e dashurisë “Love Story”.
Ata e bën të ditur lajmin për një videomesazhi që u transmetua gjatë emisionit të kësaj jave, duke treguar se Bleona është izoluar në Amerikë, ndërsa Roberit në Belgjikë dhe do të mungojnë në spektakël.
‘Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covidqë më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit”, ka thënë Aliaj.
/Priza.al/