Blerina Matraku e ftuar në ‘’Shije shtëpie’’ ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Ajo ka treguar se gjithmonë ka dashur të ndërtojë një familje dhe se këtë e shikon si një obligacion, pasi askush nuk duhet të qëndrojë vetëm, por arsyeja se pse deri më tani nuk e ka bërë është sepse gjithmonë është tradhtuar.
“Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi i duhur. Në momentin që gjendet personi i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin.
Fakti që unë nuk e kam krijuar është se unë kam qenë në kërkim të vetes, që unë të kem përshtatshmëri. Ka qenë dhe partneri, për shembull unë gjithmonë kam qenë e tradhtuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes, mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit.
Për mua familja është obligatore, duhet. Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë“, tha Blerina.