Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas disa viteve së bashku. Kaloi shumë pak kohë nga konfirmimi i ndarjes dhe Blero zbuloi se ka filluar një lidhje të re dashurie.
Mediat kanë zbuluar se vajza që i ka marrë zemrën është shqiptare e Kosovës, e cila jeton në Gjermani, por ai ka vendosur që portretin t’ia mbajë të fshehtë akoma.
Së fundmi, artisti ka postuar një foto në ‘InstaStory’ ku shihet duke u puthur me të dashurën e tij.