Këtë mbrëmje, Elbasani është blinduar sërish nga forcat e policisë. Ato po ushtrojnë kontrolle të shumta tek të gjitha mjeteve që kalojnë në rrugë. Përveç forcave të policisë, në gatishmëri janë edhe blindat.
Shtimi i kontrolleve në Elbasan por edhe prania e forcave speciale, vjen disa ditë pas ngjarjes së bujtshme ku pati të shtëna në Papër ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.
Elbasani, që dikur njihej për qytetarinë dhe qetësinë, tashmë prej vitesh është kthyer në arenë lufte midis bandave kriminale, gjë që ka sjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët./Priza.al