Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po ndërmarrin një aksion në Vlorë mbrëmjen e sotme. Forca të shumta dhe furgona policie kanë “zbarkuar” në qytetin bregdetar.
Pika kontrolli janë ngritur nga efektivët në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe në Babicë dhe në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”. Blutë janë vendosur edhe në brendësi të qytetit.
Pritet njoftimi i policisë lidhur me këtë aksion, nga i cili nuk ka ende të arrestuar. Mësohet se po kërkohen persona që lëvizin me armë si dhe qytetarë të shpallur në kërkim.