Blinin euro të falsifikuara në rrjete sociale dhe i nxirrnin në treg, arrestohen 5 të rinj, tre prej tyre të mitur

5 të rinj kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet me dije se së bashku ata hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

Tre prej tyre, të cilët janë edhe të mitur blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe i hidhnin në qarkullim nëpër subjektet tregtare.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, ku dhe akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Sakaq, policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kartëmonedhave të prerjes 50 euro, në dyshim për të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Money Scam”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Money Scam”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *