Blitz nga policia belge në selinë e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel. Rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, hetuesit hynë në zyrat e grupit politik në rue du Commerce, duke sekuestruar disa kompjuterë. Burime bëjnë me dije se aksioni lidhet me politikanin gjerman të CDU-së Mario Voigt, i dyshuar për mashtrim në Gjermani.
“Partia Popullore Evropiane konfirmon se përfaqësuesit e autoriteteve policore belge dhe gjermane vizituan selinë e partisë në Bruksel të martën më 4 prill. Veprimi lidhet me një hetim në vazhdim në Thuringia, Gjermani.” Vetë PPE e shkruan në një shënim, duke konfirmuar lajmin për disa kontrolle të ndodhura mëngjesin e sotëm në zyrat në Rue du Commerce në Bruksel. “Partia – vijon – po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet, duke dhënë të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e çështjes. Duke qenë se ky është një hetim ligjor në vazhdim, PPE nuk do të japë asnjë koment tjetër”.