Bllako dorëzon mandatin, Këshilli i Mandateve anulon mbledhjen

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet e planifikuar të mblidhej ditën e sotme në orën 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Alqi Bllakon, nuk do të zhvillohet.

Përmes një reagimi zyrtar Kuvendi njofton se mbledhja nuk do të zhvillohet pasi Bllako ka vendosur ta dorëzojë mandatin.

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.
Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga madadti i deputetit me vullnet të lirë dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Faleminderit! /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *