Shqipërisë për te disatën herë nuk ia hapën negociata me BE, dhe juristi Kreshnik Spahiu ka një përgjigje për këtë refuzim, që sipas tij lidhet me racizmin ndaj shqiptarëve dhe të qenit proamerikanë si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.
Sipas tij, BE nuk do kishte skrupuj për të thënë se ne nuk e pranojmë Shqipërinë se ka një shtet dhe një qeveri të korruptuar, por se është më e thellë. Ai pyet “do të dojë BE-ja që të ketë disa pyka amerikane që të ndikojnë vendimmarrjen europiane”.
Kreshnik Spahiu: Ndajmë të gjithë si panel të njëjtin mendim që vetoja bullgare është një pretekst. Çështja shtrohet a është një vendimmarrje e Bullgarisë, apo ka një vendimmarrje pas kulisave. Pra, kemi të bëjmë më një vendim bullgar, është një shtytje ruse, është vetë BE apo është SHBA.
Kush është arsyeja e vërtetë që BE e mirëpret këtë veto bullgare?
BE e ka këtë me popullin shqiptar, pra kemi të bëjmë me një racizëm ndaj shqiptarëve të Shqipërisë, me një pikëpamje anti kombit shqiptar, apo kemi të bëjmë me diçka që lidhet vetëm me qeverinë Rama.
BE nuk do kishte skrupuj për të thënë se ne nuk e pranojmë Shqipërinë se ka një shtet dhe një qeveri të korruptuar. Unë mendoj që shkaqet janë më të thella. Muajt e fundit janë publikuar 5 sondazhe në disa shtete europiane, Austri, Francë, Portugali, Spanjë, Gjermani, qytetarët e këtyre shprehen masivisht që nuk dëshirojnë që shqiptarët të jenë pjesë e BE-së. Një gjë është e qartë që ka një racizëm qartas të hapur ndaj shqiptarëve. BE ka pritur miliona emigrantë nga Siria, Afganistani, Irani, nga Iraku, nga vendet afrikane dhe shtetasit e tyre marrin nënshtetësi, ndërsa gënjejnë çdo ditë Kosovën. Unë dua të them hapur është arsyeja pse ata kanë një vendimmarrje të komplikuar. Ata nuk duan që problemi bullgar t’u gjashtëfishohet. Çfarë ndodh nëse këto bota shqiptare vendosin veton, nëse këto 4 bota shqiptare janë nën ndikimin amerikan. Do të dojë BE-ja që të ketë disa pyka amerikane që të ndikojnë vendimmarrjen europiane? Unë aludoj që pas vetos bullgare ka një arsye të pathënë të cilën europianët nuk ngurrojnë për të na thënë. Korrupsionin nuk e kanë për gjë të na e thonë.
Të na thonë se jeni krijesa amerikane qoftë ne, qoftë Kosovës nuk e thonë dot. Unë mendoj që arsyet janë më të thella, por sigurisht që nuk është vetëm një arsye. Të gjitha bashkë krijojnë puzzle pse BE për shumë kohë nuk do të na bëjë pjesë të saj.