Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, gjatë muajit prill ka kryer në shkallë vendi, 2916 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor.
AKU njofton se, 6519 kontrolle janë kryer në Pikat e Inspektimit Kufitar si dhe janë marrë 144 mostra për t’u analizuar në laboratorin e ushqimit.
Sipas kësajtë fundit, 6 kthime në vendin e origjinës janë kryer nga PIK Morinë, Han i Hotit, Kapshticë dhe Vlorë, për produkte të identifikuara jashtë standardeve të sigurisë ushqimore.
Gjatë muajit prill, AKU ka bllokuar 413. 82 ton produkte që janë konstatuar jashtë standardeve për konsum.