Dhjetëra minatorë kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmja e djeshme në Minierën e Trepçës, rreth 900 metra nën tokë.
Minatorët kanë mbetur të bllokuar për shkak të problemeve të energjisë elektrike.
Numri i minatorëve që kanë mbetur të ngujuar është rreth 30.
“Gjendja është e mirë aktualisht. Ka ushqim që ka mbetur nga syfyri. Kemi folur me ta, janë në gjendje të mirë pasi që ka ventillim dhe dritë. Problemi është tek ashensori. Po pritet që pas pak kohe me dal” – ka thënë një minator në kushte anonimiteti për lajmi.net.