Nga dita e sotme është bllokuar lëvizja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë që bëjnë tamponët në port janë futur në një grevë për 48 orë, pasi u ka mbaruar kontrata e autoritetit shëndetësor.
Nga ana e kompanive shqptare të tragetëve bëhet me dije se situata do jetë e tillë deri ditën e hënë. . Një nga agjencitë sot udhëtarët e vet që ishin pajisur me biletë i ka transportuar me autobus nga Qafë Bota. Nga kjo linjë janë transportuar 80 persona.
Ndërkohë që agjensitë e tjera u kthyen lekët klientëve të cilët kishin rezervuar të iknin drejt Korfuzit ditën e sotme. Udhëtarët shprehen të shqetësuar pasi kërkojnë tu kthehen edhe lekët e tamponit, kjo për faktin se ky tampon është i pavlerë në ditët e tjera.
/Priza.al/