Një masiv gurësh dhe dheu kanë bllokuar aksin Kukës-Shishtavec. Më shumë se 250 metër kub gurë dhe inerte kanë rënë në afërsi të Urës së Shtrezës duke bllokuar rrugën. Mjetet e makinerisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e tyre ndërsa dhjetra automjete në dy anët e segmentit po presin në radhë për të kaluar.
Një ditë më parë, rruga u bllokua për disa orë nga një masiv shkëmbor. Ky segment rrugor mbetet me rrezikshmëri të lartë për shkak të shkarjeve masive nga skarpatat e paqëndrueshme anësore. Veçanërisht, aksi konsiderohet problem në ditë me reshje të shumta.