Bllokohet Bulevardi! Nis përplasja mes drejtuesve të mjeteve dhe protestuesve

Protesta e qytetarëve shqiptarë ka nisur përballë kryeministrisë. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin kryesor ‘Dëshmorët e Kombit’. Ata u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të dilnin nga mjetet dhe të bashkohen në protestë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton se ka pasur përplasje mes drejtuesve të mjeteve të cilët donin që të kalonin pasi kërkonin që të kalonin rrugën.

Qytetarët me pankarta në duar kanë kërkuar uljen e çmimit të bukës. Gjatë ditëve të fundit përveç rritjes së çmimit të bukës, një rritje pësoi dhe karburanti dhe ditët në vijim pritet që të rritet edhe energjia elektrike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *