Prurjet e shumta të lumenjve Drin dhe Kir, kanë shembur urën e vjetër të Bahçallekut, në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Ura nuk përdorej prej vitesh dhe pjesa e dëmtuar e saj është shkëputur duke u përplasur me urën e re që përdoret aktualisht.
Kjo ka detyruar autoritetet të bllokojnë lëvizjen e automjeteve sepse ura nuk ofron më garanci, kështu që është bllokuar hyrja e Shkodrës.
Qarku i Shkodrës ka probleme në disa zona si pasojë e motit të keq që nga mesdita e sotme, kur lumi Drin doli nga shtrati.
Ndërkohë që forcat e emergjencave civile ndodhen në terren po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, në zonat më problematik të lartë si Shkodër, Lezhë e Dibër.