Ditën e sotme janë gjetur dy predha në ujërat e lumit Buna, në qytetin e Shkodrës, në afërsi të urës së vjetër të Bunës, brenda në ujë.
Ata të cilët arritën t’i gjejnë ishin një grup italianësh, që po lundronin në ujërat e lumit dhe përdorën magnet që të arrinin ti gjenin. Njëra prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël.
Aktualisht ura është e bllokuar për kalimin e qytetarëve për të shmangur çdo lloj rreziku. Pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.
/Priza.al/