Bllokohet pjesërisht pika kufitare Shqipëri-Mal i Zi në Bozhaj, ja arsyeja

Disa punëtorë sezonalë që punojnë në Mal të zi kanë bllokuar mëngjesin e sotëm pikën kufitare, pasi policia i ka kthyer disa prej tyre për shkak të testeve të pavlefshme të COVID-19.

Punëtorët bllokuan një pjesë të territorit në anën shqiptare duke shkaktuar trafik më të ngadalshëm në anën malazeze të kufirit. Ata lëvizin çdo ditë në këtë pikë kufitare por ditën e sotme hynë në fuqi masat e reja që në vend mund të hyjnë personat që plotësojnë kushtet e caktuara nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Në këto kushte përfshihet edhe posedimi i certifkatës së testit negativ ndaj COVID-19. Hyrja në Mal të Zi u lejohet hyrja vetëm personave që u ka kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës, nëse personi ka një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose një test që e ka kaluar sëmundjen jo më i vjetër se 180 ditë, gjithashtu nëse personi ka një test të antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *