Aksi nacional Klos-Bulqizë është bllokuar përreth 1 orë dhe shkak për këtë janë bërë disa xhama të thyer që kanë mbuluar rrugën.
Një sasi e madhe xhamash janë parë në asfalt në vendin e quajtur Klos Katund dhe nuk dihet se si kanë përfunduar aty.
Është dashur ndërhyrja e punëtorëve të firmës së mirëmbajtjes së rrugës dhe policisë rrugore në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve.
Policia ka nisur hetimet për të gjetur automjetin nga i cili kanë përfunduar xhamat në rrugë.