Rruga e Arbrit është bllokuar edhe nga dëbora e pranverës, e cila ka rënë gjatë natës së kaluar, por edhe në orët e para të mëngjesit.
Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj.
Ndërkohë, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
“Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet ne njoftimin e policise.