Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Milot-Rubik ku është përfshirë një autobot i mbushur me gaz.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga e Kombit.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej një ore policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të rrugës së vjetër.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një mjet i lartë, vinç dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për largimin e autobotit.
Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur autoboti doli nga rruga duke u përmbysur në anë të saj.