Trageti i ardhur nga Brindisi nuk është ankoruar në portin e Vlorës. Shkak është bërë era e fortë dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë.
Trageti është detyruar të presë litarët dhe të dalë në det të hapur, duke bërë që pasagjerët të mbeten në mes të detit.
Probleme gjithashtu ka pasur edhe me molin e varkave. Disa varka të vogla e gomone janë fundosur por nuk ka pasur persona të lënduar, pasi mjetet lundruese kanë qenë të ankoruara.
/Priza.al/