Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të Partisë Demokratike, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend.
Përjashtim është kërkuar për: Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në këtë kërkesë, depozituar në Kryesinë e Kuvendit thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.