Janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë demokratë, pasi seancën e kaluar bllokuan foltoren e parlamentit.
Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Kërkesën për përjashtimin e tyre e depozituan deputetët e Partisë Socialiste pas situatës që ndodhi në seancën plenare të javës së kaluar me bllokimin e foltores.
Debate të shumta ka pasur sot në mbledhjen e zhvilluar te Komisioni i Votimit dhe Etikës ku deputetët demokratë kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës duhej bërë 48 orë pas depozitimit.
Sipas tyre ky vendim përbën një shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit dhe një akt që cenon pluralizmin në vend.