Bllokuan rrugën në shenjë proteste, hiqen barrierat në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’

Banorët e fshatrave në anë të autostradës Lushnjë-Fier kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste duke krijuar radhë kilometrike automjetesh. Ata kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike nga ARRSH për mbylljen e Kryqëzimit në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’.

Ata thonë se me mbylljen e këtij kryqëzimi u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri në 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Pas protestës së banorëve të zonës, të cilët bllokuan rrugën për 20 minuta, punonjësit kanë ndërhyrë duke hequr barrierat.

Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka rrugë alternative.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *